Reali të sfidojë Barcën për Fabregas
Jose Mourinho është duke e kërkuar me ngulm kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas, në Bernabeu, duke e detyruar presidentin Florentino Perez të përgatisë një ofertë për spanjollin.
Marca shkruan se Real Madridi dëshiron ta sfidojë Barcelonën, në rast se mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, refuzon të kalojë në kryeqytetin spanjoll.
Barcelona nuk ka qenë në gjendje që deri më tani të arrijë një marrëveshje me Arsenalin për mesfushorin 23-vjeçar, ndërsa shuma prej 50 milionë funtesh e kërkuar nga Arsenali, nuk do të ishte problem për bosin e Real Madridit, që ka treguar në të kaluarën se është në gjendje të blejë jashtë çdo parashikimi.
Category: Futboll

0 Komente