Spanja “copëton” Poloninë

dardanmiftari | Wednesday, June 09, 2010 | 0 Komente

Spanja ka “copëtuar” me plot kuptimin e fjalës Poloninë në sfidën miqësore të zhvilluar në Murcia, me rezultat 6-0.
Spanja luajti futboll të jashtëzakonshëm, futboll të bukur me posedim të lartë të topit dhe me raste të shumta gjatë gjithë takimit.
David Villa hapi serinë e golave (12’), ndërsa dy minuta më vonë David Silva e dyfishoi rezultatin (14’), me golat e asistuar nga Iniesta respektivisht Xavi.
Në pjesën e dytë, doli në skenë përsëri Xavi, që ia përgatiti golin Xabi Alonsos (51’) dhe ky i fundit e shërben Fabregasin për golin e katërt të Spanjës (58’).
Debaklin e finalizuan Torres (76’) dhe Pedro (81’) për 6-0.
Kjo fitore e Spanjës është e frikshme për rivalët tjerë të Botërorit, por natyrisht se një Brazil, Argjentinë, Gjermani apo Itali me traditë, nuk mund të krahasohen me një Poloni që luajti një ndeshje prestigji.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...