Casillas: Reina më tregoi ku do të godiste Cardozo
I lëvduar si heroi i kualifikimit të Spanjës në gjysmëfinale pas penalltisë që arriti ta mbronte dhe me dy intervenime tjera vendimtare, Iker Casillas ka pranuar se Pepe Reina i ka treguar se ku do të godiste Cardozo.
“Reina më tregoi se ku do të godiste Cardozo. Ai është fenomenal. Ky ekip ka shumë cilësi dhe mund të shkojë larg. Por, duhet të jemi të kujdesshëm sepse Gjermania ka një ekip të mrekullueshëm dhe ne duhet t’i respektojmë ata. Ne kemi tejkaluar një barrierë psikologjike dhe tani do të shkojmë deri në fund”, deklaroi Casillas.
Kundërshtar i Spanjës në gjysmëfinale është Gjermania që e ‘copëtoi’ Argjentinën.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente