Reagimet e mediave pas Argjentinë-Gjermani
Pas çerekfinales Argjentinë-Gjermani, ku evropianët ia dhënë Diego Maradonas një leksion se si luhet futbolli, reagimet e mediave botërore ishin nga më të ndryshmet.
Fillojmë nga gazeta argjentinase Clarin, që në titull shkroi: “Argjentina u poshtërua nga Gjermania”. Terra.es, një medium tjetër, u shpreh për këtë disfatë në titullin e saj me fjalët: “Gjermania ia mbylli gojën Maradonas”.
Sportivja madrilene, Marca, e titulloi disfatën si “Argjentina e Maradonas, e poshtëruar”, ndërsa AS nga ana tjetër shkroi në hapje të raportit mbi ndeshjen: “Gjermania i dha një leksion Maradonas”.
Mediat gjermane nuk patën fjalë se si ta përshkruajnë këtë fitore fantastike, duke u shprehur me nota të mëdha lëvdate. Gazeta më prestigjioze gjermane, Bild, në ballinë të ‘versionit online’, ka vendosur një titull me shkronja të mëdha në të cilin shkruan “Ne jemi aq krenarë në ju! Ju jeni të paparë!”. Gazeta më e madhe sportive gjermane, Kicker, e përshkroi kualifikimin si fantastik, ndërsa në titull shkroi “Jubliari Klose, ia humb shkëlqimin Argjentinës”.
Sky Sports e nisi raportin e saj për eliminimin e Argjentinës me fjalët “Gjermania i jep fund ëndrrës së Maradonas”.
Siç shihet dhe nga reagimi i mediave, kryesisht vëmendja e tyre u përqendrua në fjalët e Diego Armando Maradonas, që para ndeshjes ishte i sigurt në fitore, kurse në ndeshje pësoi debaklin më të madh të jetës së tij.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente