Ferguson: Chicharito është fantastik

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Javier Hernandez (Manchester United) Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se transferi meksikan i United, Javier Hernandez, ka shfaqur formë të jashtëzakonshme në ndeshjet parasezonale.
“Chicharito ishte klasi i parë në këtë takim. Goli i tij për Chivas ishte një i mrekullueshëm. Ai i tregoi cilësitë e tij të vërteta në këtë ndeshje. Chivas luajti mirë, bëri presion në top dhe në fund e meritoi fitoren. Ne jemi lodhur nga udhëtimet dhe tani na duhet pushim”.
“Formacioni 4-3-3 na përshtatet në disa ndeshje, ndoshta në ato evropiane pasi që është me rëndësi t’i përballojmë kundërsulmet dhe të mbajmë posedimin e topit. Mendoj se Chicharito mund të luajë si sulmues i vetmuar, nuk kam dyshim për këtë. Ai e bëri këtë në Botëror për Meksikën. Por, ka gjasa të mëdha që ai të formojë një partneritet me Wayne Rooneyn në sulm”, precizoi Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...