Vettel fluturon në pole pozicion

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, si zakonisht ka arritur ta fitojë pole pozicionin për garën e Çmimit të Madh të Hungarisë që zhvillohet të dielën.
Nga pozita e dytë startuese do të niset kolegu i Vettel, Mark Webber, ndërsa në reshtin e dytë, më saktësisht nga pozitat tre dhe katër nisen Fernando Alonso respektivisht Felipe Massa.
Kampioni aktual Jenson Button do ta nisë garën nga pozita e 11-të, ndërsa kolegu i tij te McLaren, Lewis Hamilton arriti të zë pozitën e pestë startuese.
Kualifikimet e sotme treguan edhe një herë dominimin e skuadrës së Red Bull, që vërtet është e pakapshme. Starti i ditës së nesërme do të jetë i shtati për Vettel nga pozita e parë, por siç u dëshmua kjo është një nga pikat e dobëta të gjermanit dhe mbetet të shihet nëse Ferrari ka ndonjë plan për t’i tejkaluar ngasësit e Red Bull që në xhiron e parë dhe më pas ta mbajnë epërsinë, se përndryshe gara do të zhvillohet mes dy kolegëve të Red Bull.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...