Wenger: Nuk bëj blerje, kam skuadër

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se ai nuk ka nevojë të shpenzojë në afatin kalimtar veror, pasi që ai ka një skuadër të re e cila është në gjendje ta fitojë Ligën Premier.
“Ne duhet ta kujtojmë veten se kemi vendosur të luajmë me një ekip shumë të ri tre apo katër vite më parë, me qëllim që ta zhvillojmë këtë ekip. Unë besoj se dy vite më parë ne ishim mjaft larg titullit, por vitin e kaluar, në prill ne ishim vetëm dy pikë larg majës”.
“Natyrisht, ne duhet të jemi edhe më pranë këtë herë pasi që zhvillimi është pjesë e këtij ekipi të ri. Unë e di se në Angli kur nuk e fitoni titullin gjithçka sillet rreth asaj se duhen bërë blerje, por çfarë është me rëndësi është që ne të përmirësohemi individualisht dhe si ekip, pasi që jemi një ekip shumë i ri”.
“Ne nuk jemi një ekip në fund të ciklit, ne jemi në fillim të një cikli. Kështu që, e ardhmja jonë nuk vendoset nga ajo se sa do të blejmë, por se sa do të përmirësohemi”, u shpreh francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...