Henry: Jam krenar dhe kokëlartë

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Legjenda franceze, Thierry Henry, ka deklaruar se ai nuk pendohet që ka luajtur për Francën gjatë Botërorit, Afrika e Jugut 2010, përkundër faktit se ishte lënë në bankën rezervë.
“Unë kurrë nuk do të pendohem që kam luajtur për kombëtaren. Unë kam 123 paraqitje, unë kam fituar gjithçka. Natyrisht, ka pasur momente të mira krahasuar me disa të tjera. Por, unë gjithmonë dhashë më të mirën nga vetvetja. Fatmirësisht, unë mund të jem kryelartë. Unë kam ndërgjegje të pastër”.
“Unë dhashë gjithçka që pata për të dhënë. Unë gjithnjë rrëqethesha gjatë dëgjimit të Marsejezës (himni francez). Deri në vdekje, kombëtarja do të mbetet në mua”, deklaroi golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares franceze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...