Balotelli mezi e pret kalimin te City

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Agjenti i Mario Balotellit, Mino Raiola, me t’u kthyer nga Anglia ku ka negociuar me Manchester Cityn, ka thënë se Balotelli mezi e pret transferimin.
“Sa më shumë që ka jetë, aq më shumë ka dhe shpresë. Si është Balotelli këto ditë? Ai po merr frymë”, ironizoi agjenti, për të vijuar më tej: “Ai është i qetë, por mezi e pret arritjen e marrëveshjes, është normale kjo për një djalosh 19 vjeçar. Ne po punojmë dhe po shpresojmë” theksoi Raiola.
Sipas La Gazzetta dello Sport, problemi kryesor qëndron në atë se City po ofron vetëm 3.5 milionë euro në sezon për Balotellin, kurse sulmuesi kërkon së paku 3.8 milionë.
“Ne jemi në një fazë delikate të kësaj marrëveshje, por unë po vazhdoj me punën time. Mund të jetë e gjatë, por në fund marrëveshja do të arrihet”, tha Raiola për Sky Sport Italia, duke përfunduar kështu spekulimet se marrëveshja ka pësuar kolaps.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...