Hodgson: Fulhami do të ketë sukses nën Hughes

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Ish-menaxheri i Fulhamit, Roy Hodgson, ka thënë se emërimi i Mark Hughes në krye të Fulhamit është një gjë e mirë për klubin.
“Është një gjë e mirë kjo. Unë jam shumë i lumtur për të dhe për Fulhamin. Mendoj se Hughes është menaxher shumë i mirë, ndërsa këtë e ka dëshmuar shumë herë”.
“Është mirë për Fulhamin që ka emëruar si trajner një njeri me përvojë. Mendoj se ai do të kënaqet me punën te Fulhami, sepse është një klub fantastik me njerëz fantastikë dhe lojtarë të mrekullueshëm. Unë i dëshiroj atij çdo të mirë, por jo çdo të mirë kur të luajë ndaj nesh, edhe pse e di se ai do të bëjë punë të mirë”, u shpreh Hodgson për AP.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...