Ronaldinho pranë rinovimit

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Agjenti i Ronaldinhos, Roberto De Assis, ka bërë të ditur se vëllai i tij do të nënshkruajë së shpejti një kontratë të re me Milanin, e cila do ta mbajë mjeshtrin brazilian në San Siro deri në vitin 2014.
“Ne jemi të gatshëm të respektojmë kontratën aktuale dhe më pas të flasim për një rinovim. Milani përjetë? Natyrisht, kur të ulemi në tavolinë ne do të arrijmë një marrëveshje që do të skadojë më 30 qershor 2014”.
“Nuk do të ketë ndonjë problem. Nuk po nxitojmë për të rinovuar, është vetëm formalitet”, deklaroi De Assis për Il Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...