Massa: Nuk jam numri dy te Ferrari

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Piloti i Ferrarit, Felipe Massa, pas fjalëve të buta të përdorura pas garës në Hockenheim ku e la Fernando Alonson ta tejkalonte për ta fituar garën, tani ka filluar të kthehet kundër ekipit të tij, pasi që ka thënë se herën tjetër, ai nuk do t’ia lëshojë rrugën Alonsos, por do ta fitojë garën për vete.
“Kur të them se jam piloti numër dy, atëherë unë nuk do të garoj më. Unë kam folur me të gjithë te Ferrari dhe unë nuk jam këtu vetëm sa për të marrë pjesë, unë jam këtu për të fituar”.
“Unë mund të luftoj për fitore. Unë punoj për ekipin dhe jam shumë profesionist. Nuk është e drejtë t’i hyjmë javës së kaluar, kemi folur tashmë shumë. Kështu që po, unë do të luftoj për fitore çfarëdo qofshin rrethanat. Unë po punoj për ekipin dhe ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo”, është shprehur Massa para garës në Hungari këtë fundjavë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...