Interi kthehet kah Schweini?

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Duket se ‘telenovelës’ Mascherano i ka ardhur një fund jo dhe aq i lumtur, pasi që Interi nuk po ka gjasa që ta transferojë argjentinasin nga Liverpooli dhe si rezultat, Massimo Moratti është kthyer kah mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger.
Thuhet se mënyra se si Liverpooli po u përgjigjet thirrjeve të Interit për negociata dhe kërkesës së tyre për të transferuar Mascheranon, nuk është u pëlqen zyrtarëve të Interit, e sidomos Massimo Morattit, i cili thuhet të jetë kthyer tani kah mesfushori i Bayernit.
Schweinsteiger u tregua fantastik gjatë Botërorit të sivjetmë, duke i pëlqyer kështu edhe bosit nerazzur. Nëse shiten Balotelli dhe Maicon dhe nga ana tjetër nëse merret parasysh fondi prej 160 milionë euro për këtë afat kalimtar veror, atëherë transferimi i Schweinit mund të bëhet realitet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...