Grondona: Kurrë nuk e gënjeva Maradonan

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), Julio Grondona, u është përgjigjur kritikave të Diego Maradonas, pasi këtij të fundit nuk i është zgjatur kontrata si përzgjedhës i Argjentinës.
“Unë vazhdoj të pendohem se pse e lamë që ai të shkonte, sepse është vërtet pikëlluese, por unë kurrë nuk e gënjeva Maradonan”.
“Unë i kam thënë në Pretoria se unë isha i kënaqur dhe se ai do të mund të qëndronte, por rrethanat nuk do të ishin të njëjta, sepse ai do të duhej të bënte disa ndryshime vitale”, theksoi Grondona.
Edhe Carlos Bilardo i është përgjigjur Maradonas, duke thënë se ishte vetë Maradona ai që kishte kontrollin kur ishte përzgjedhës i Argjentinës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...