Zyrtare: Khedira lojtar i Realit

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Stuttgarti ka konfirmuar në faqen zyrtare se mesfushori Sami Khedira, do të largohet nga klubi gjerman, për të kaluar tek gjiganti spanjoll, Real Madrid.
Sipas një raporti në Bild, 23 vjeçari kaloi në Bernabeu për një shumë prej 14 milionë eurosh, ndërsa thuhet të ketë nënshkruar kontratë pesëvjeçare të mërkurën, ashtu siç është spekuluar.
“Sami Khedira është një lider i vërtet në fushë dhe ai e personifikon Stuttgartin. Për këtë arsye, nuk është lehtë ta lëmë atë të shkojë. Sidoqoftë, nga ana tjetër, nuk kemi mundur t’ia mohojmë Khediras transferimin e ëndrrave te Real Madridi. Ne i dëshirojmë çdo të mirë te klubi i ri”, ka thënë drejtori i Stuttgartit, Fredi Bobic, në faqen zyrtare të ‘Schwabave’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...