Kalou shënjestron trofeun e LK

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Salomon Kalou beson se në sezonin që vjen, Chelsea i ka të gjitha potencialet për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Anësori i Bregut të Fildishtë është optimist se Blutë më në fund do t’ia arrijnë qëllimit për ta ngritur trofeun më të çmueshëm evropian për klube.
“Besoj se mund të kemi sezon të shkëlqyer nëse jemi të gjithë në formë. Kemi skuadër e cila mund të luajë shumë më mirë se sezonin e kaluar dhe mund ta fitojë Ligën e Kampionëve".
"Kjo ka rëndësi të madhe, pasi që të gjithë te klubi e dëshirojnë këtë trofe”, ka thënë Kalou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...