Të hënën vendoset për Balotellin, Robinho te Interi?

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Saga e kalimit të Mario Balotellit te Manchester City pritet të përfundojë të hënën, nëse bazohemi në fjalët e bosit të Interit, Massimo Moratti.
“Ne do të rikthehemi në tavolinën e negociatave të hënën. Është e nevojshme që të gjitha palët të jenë të kënaqura kur bisedimet të jenë përmbyllur”, theksoi pronari i Interit.

Mario Balotelli ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn, klub me të cilin pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me përfitime prej 3.5 milion eurosh në sezon.

Tuttosport nga ana tjetër tani spekulon se Manchester City mund të ofrojë edhe Robinhon si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Balotellit, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e Interit prej 30 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...