Klitschko të mbrojë titujt ndaj Peter

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Wladimir Klitschko ka konfirmuar se ai do të mbrojë titujt e tij në kategorinë e rëndë të IBF, WBO dhe IBO në Frankfurt ndaj nigerianit Samuel Peter.
Klitschko do të përballet me Peter më 11 shtator, datë në të cilën është dashur të zhvillohej dueli ndaj Alexander Povetkin, por ky i fundit e refuzoi duelin.
Vetë pseudonimi i Samuel Peter, ‘Ankthi Nigerian’, flet më shumë për rrezikshmërinë e tij. Klitschko u përball në vitin 2005 me nigerianin, sfidë të cilën e fitoi me pikë, por të cilën ai e quajti si një nga ndeshjet më të vështira të karrierës, për shkak se u desh që të rrëzohej tri herë në dysheme.
Klitschko ka 54 fitore nga 57 luftëra, ndërsa Peter numëron 34 fitore dhe vetëm tri humbje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...