Moggi përgëzon Interin, këshillon Juven

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Njeriu më kontrovers në futbollin italian, Luciano Moggi, ishte plot lëvdata për kampionët e Evropës, Inter, sa i përket strategjisë së transferimeve gjatë këtij afati kalimtar veror, kurse nga ana tjetër ka këshilluar drejtuesit e Juventusit që të heqin dorë nga Diego.
“Përgëzimet e mia për Interin. Kampioni i Evropës po bëhet më i fortë me operacionet, si të largimeve ashtu dhe të transferimeve. Ata do të shesin Maicon dhe Balotelli, por blerjet e Mascheranos dhe Kuyt do të mbajnë prezencën fizike të ekipit. Në fakt, unë mendoj se Interi do të jetë edhe më i fortë pas këtij afati kalimtar veror”.
“Sa i përket Juventusit, dyshimet paraqiten në sulm. 40 milionë euro për Dzekon është shumë e çmendur. Në të njëjtën kohë, do të hiqja dorë nga Diego. Ai nuk i është përshtatur futbollit italian. T’i japësh atij një sezon tjetër, është një lojë bixhozi e humbur”, ka shkruar Moggi për Tuttomercatoweb në kuadër të kolumnës së tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...