Nani i gatshëm për aksion

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Anësori i Manchester Unitedit, Nani, ka deklaruar se ai është tani i gatshëm për t’i ndihmuar skuadrës së tij ta fitojë titullin në Ligën Premier, pas lëndimit që e la jashtë Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
“Po, koha pas lëndimit ishte vërtet e keqe. Askush nuk dëshiron ta humbasë një Botëror apo Kampionat Evropian. Isha shumë, shumë i mërzitur në shtëpi. Tani dua t’i ndihmoj Unitedit ta fitojë titullin sezonin e ardhshëm dhe dua të punoj shumë për këtë”.
“Tani dua që të fillojë sezoni sa më shpejtë që është e mundur, të luaj dhe të shënoj gola. Çdo sezon i tregoj çdokujt se mund të përmirësohem. Unë po përmirësohem shumë me këtë ekip”, u shpreh Nani për Daily Star.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...