Guardiola: Ibra do të shkëlqejë

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk pati shumë për të thënë sa i përket Zlatan Ibrahimovicit, pos që të garantojë se ai do të qëndrojë te Barcelona dhe se ai do të shkëlqejë në sezonin e tij të dytë në Camp Nou.
“Spekulimet për largimin e Ibrahimovic janë të pavërteta. Ai është lojtar i rëndësishëm dhe ne po mbështetemi tek ai. Ai do të shkëlqejë sezonin e dytë”, ka thënë Guardiola për Sport.
Ibrahimovic në sezonin e parë dështoi të tregonte se sa vlen, pasi që përpos një goli të rëndësishëm në ‘el Classico’, Ibracadabra nuk arriti të tregonte formën më të mirë në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...