Rossi: Jam rossoner, por dua të luaj për Interin

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, është i gatshëm të varrosë mbështetjen e tij për Milanin, në mënyrë që të kalojë te rivali përbetuar i qytetit, Inter.
“Unë kam lexuar në gazeta se Interi po më kërkon, por unë nuk kam dëgjuar asgjë zyrtare. Natyrisht, nëse do të kisha ndonjë propozim të mirë nga ndonjë klub i madh, atëherë do të mendoja për atë, por të shohim çfarë do të ndodhë”.
“Nuk dua të mohoj se këto zëra më kënaqin. Të jesh i lidhur me klubin më të mirë në Evropë dhe fituesin e Ligës së Kampionëve, është mirë. Milan? Kam qenë milanist në rini, por kur bëheni profesionist atëherë vetëm mendoni se si të luani mirë për ekipin tuaj”, ka thënë Rossi për Il Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...