Redknapp i frustruar me orarin

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është tejet i frustruar me orarin e vendosur nga zyrtarët e Ligës Premier, pasi që ai thotë se nuk ka kohë të përgatisë skuadrën për ndeshjen e parë ndaj Cityt, kur dihet se vetëm tri ditë më herët kombëtarja angleze luan ndaj asaj të Hungarisë.
“Është çmenduri. Ne vetëm sa i shtojmë ndeshjet. Gjëja e fundit që kemi nevojë tani është të kemi ndeshje (të përfaqësueses). Ne kemi nevojë për stërvitje. Ne duhet t’i marrim lojtarët në stërvitje, sepse gjithë ajo që bëjmë është të luajmë dhe të rikthehemi. Nuk dua që ajo ndeshje të zhvillohet, shumë ndeshje janë caktuar për t’u luajtur dhe është problem i madh”.
“A mund të më tregoj dikush se pse kemi ndeshje të kombëtareve vetëm një javë para fillimit të sezonit të ri? Pse? Cili është qëllimi i kësaj? Miqësore padomethënie, pa kurrfarë arsye janë këto”, deklaroi Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...