Wenger: Do ta mbajmë Fabregasin

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se Cesc Fabregas do të jetë lojtar i Arsenalit edhe sezonin e ardhshëm, duke ua bërë edhe njëherë të qartë Blaugranëve se nuk kanë çfarë të kërkojnë.
“Unë gjithmonë kam thënë se Cesc Fabregas do të jetë kapiteni ynë edhe vitin e ardhshëm dhe se ne duam ta mbajmë Cescun. Dhe, përkundër gjithë spekulimeve nga sezoni i kaluar dhe gjatë gjithë verës, asgjë nuk ka ndryshuar”.
“A do të ankohemi për taktikat e pista të Barcelonës? Unë do të thosha se Arsenali meriton respekt. Nëse lojtarët bëjnë deklarata dhe shaka, atëherë edhe ne mund ta bëjmë këtë, por unë besoj se duhet t’i durojmë ata dhe se nuk duhet të ankohemi dhe aq”.
“Unë besoj se me rëndësi është që të fokusohemi në synimet e përbashkëta. Ekziston një qëndrim dhe shpirt shumë i mirë brenda skuadrës dhe Fabregas mund të na ndihmojë t’i arrijmë synimet tona. Ai tani është 23 vjeç dhe ka fituar Botërorin. Jam i sigurt se ai do të fitojë edhe sezonin e ardhshëm, pasi që dëshira e tij më e madhe është që të na ndihmojë ta fitojmë titullin”, është shprehur Wenger për Sky Sports News.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...