Robben përkrah Gjermaninë për pozitën e tretë

dardanmiftari | Saturday, July 10, 2010 | 0 Komente

Arjen Robben ndjehet keq që gjermanët nuk kanë arritur të kualifikohen në finale dhe ka pranuar se në ndeshjen për pozitën e tretë ai do të bëjë tifo për Gjermaninë.
“Ndjehem mrekulli meqë jemi në finale pas një pauze prej 32 vitesh. Por, në luftë për pozitën e tretë është normale se do të bëj tifo për Gjermaninë, ku luajnë një numër i madh i kolegëve të mi të klubit”.
“Pas fitoreve ndaj Anglisë dhe Argjentinës, ata merituan të jenë në një finale të madhe. Në fakt, kjo ishte ëndrra ime. Finalja Holandë-Gjermani, në të cilën ne do të fitonim, pasi nëse do të kthehesha si humbës, do të isha i detyruar të gjeja klub të ri”, ka thënë me shaka Robben.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...