Van Bommel: Duhet ta thyejmë mesfushën e Spanjës
Mesfushori i Holandës, Mark van Bommel, mendon se kombëtarja e tij do të duhet të bëjë gjithçka për të neutralizuar sulmet e Spanjës në finalen e Kupës së Botës.
Van Bommel, i cili një pjesë të karrierës së tij e ka kaluar në fanellën e Barcelonës, i njeh mirë një pjesë të madhe të lojtarëve spanjoll, andaj është edhe i vetëdijshëm për kualitetet e tyre.
Sipas tij, Andres Iniesta dhe Xavi janë futbollistët të cilët me çdo çmim duhet të mbyllen mirë, pasi rreziku më i madh vjen prej tyre.
“Spanja luan në mënyrë spektakolare dhe do të jetë vështirë t’i ndalojmë. Duhet ta thyejmë mesfushën e tyre, pasi Xavi dhe Iniesta janë më të mirët në botë në pozitat e tyre”.
“Megjithatë, ne jemi të gatshëm për një betejë të madhe. Në finale, do të duhet ta tregojmë lojën tonë më të mirë deri tash, por nëse fitojmë, titulli do të jetë plotësisht i merituar”, ka thënë Van Bommel.
Category: Afrika e Jugut 2010

0 Komente