Robinho: Kthehem te City, pa të ardhme

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, do të duhet të rikthehet në Angli, pasi që klubi nuk ka lejuar që ai të qëndrojë edhe më tej te skuadra braziliane Santos, ku në ndeshjen e fundit dhe lamtumirëse u përshëndet nga i gjithë stadiumi që duartrokiti për të.
“Kjo shfaqje e afeksionit nga tifozët vërtet më prek, sepse kjo është shtëpia ime. Unë shpresoj se mund të qëndroj, por varet nga Manchester City. Unë shpresoj se kjo nuk do të jetë ndeshja ime e fundit këtu, por tani për tani, nga çfarë më është thënë, negociatat nuk po zhvillohen dhe se unë do të duhet kthehem në Mançester”, theksoi Robinho.
Braziliani nuk i ka pasur raportet më të mira me drejtuesit e Manchester Cityt, por Roberto Mancini dëshiron që me çdo kusht ai të kthehet në Eastlands, ku pritet të formojë një partneritet të fuqishëm në sulm me Carlos Tevez dhe Mario Balotellin, i cili pritet të jetë lojtar i Manchester Cityt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...