Wenger: Do të luajmë më mirë se sezonin e kaluar

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se ekipi i tij do të përmirësohet edhe më tej në Ligën Premier, pasi që ai beson se mund ta përmirësojë pozitën e tretë në të cilën përfunduan Topçinjtë sezonin e kaluar.
“Unë jam i bindur se do të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar. Ne në Angli e dimë se Liga Premier është kampionati më i fortë në botë dhe të gjithë investojnë shumë para”.
“Ne investojmë në punën tonë, në besimin tonë dhe në cilësinë e sjelljes tonë, ndërsa jam i bindur se kjo do të shpaguhet. Ne përfunduam në vendin e tretë vitin e kaluar dhe ne shpresojmë se mund ta përmirësojmë atë pozitë, por gara do të jetë e vështirë”, u shpreh Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...