Schumaher këshillon Vettelin

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Michael Schumaher ka gjetur një punë të re! Ai është bërë instruktor i Sebastian Vettel, pasi që ky i fundit ka kërkuar këshilla nga shtatëherë kampioni i botës se si të veprojë në fillim të garës, një nga pikat e dobëta të Vettel.
Vettel po ka probleme në start të garës, pasi që nga gjashtë pole pozicione, ai pesë herë ishte i pari dhe që në kthesën e parë e humbte pozitën e parë. Nga ana tjetër, nuk ka më të mirë se Schumaher në starte të garës. Schumi ka tejkaluar gjithsej 15 makina në katër garat e fundit që në xhiron e parë.
“Unë dhe Vettel kontaktojmë shpesh. Kur ai ka ndonjë pyetje, ai mund të telefonojë. Unë me gjithë dëshirë do t’ia tregoj përvojat e mia. Në starte të garës më shumë vjen në pyetje njeriu se sa automatiku i makinës. Duhet të jesh sensibil me timonin dhe shpejtësinë ta rregullosh vet”, ka thënë Schumaher.
“Unë kam tentuar më parë ta telefonoj, por ai kurrë nuk përgjigjej”, u shpreh Vettel, që shpreson të marrë ndonjë këshillë para garës ndoshta vendimtare në Hungari këtë fundjavë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...