Ozil: Më pëlqen Spanja

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Pas transferimit të Sami Khediras te Real Madridi, e përditshmja gjermane Bild, spekulon se edhe mesfushori i talentuar i Werder Bremenit, Mesut Ozil, pritet t’i bashkohet epokës së re galaktike nën Jose Mourinhon.
Dihet që Mesut Ozil është duke i kaluar pushimet në Mallorca, ndërsa është parë me miq dhe bashkëshorten në disa nga restorantet më të njohura të vendit.
Marca dhe AS kanë spekuluar se Ozil do të jetë transferi i radhës i Realit, një lëvizje që do t’i pëlqente dhe vetë futbollistit.
“Për të ardhmen time nuk mund të them asgjë, por unë jam vërtet i impresionuar nga Spanja”, theksoi 21-vjeçari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...