Zanetti: Do të vazhdojmë me fitore

dardanmiftari | Saturday, July 31, 2010 | 0 Komente

Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se zikaltrit do të vazhdojnë me fitore edhe nën trajnerin Rafa Benitez.
“Ditë pas dite ne po tentojmë të përmirësohemi dhe ta fitojmë formën. Kemi një trajner të ri, i cili po tenton të transmetojë mentalitetin e tij në skuadër”.
“Është e qartë se do të marrë kohë të mësohemi me të, por unë besoj se që nga ky sezon ne do ta shohim Interin vetëm në maje. Ne dimë se si t’i shtojmë diçka më tepër cilësisë që tashmë e kemi. Nuk ndjejmë se duhet të bëjmë krahasime me sezonin e kaluar”, deklaroi Zanetti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...