Anglia dhe Argjentina solide, Gjermania barazon
Gjermania nuk ka arritur që të shënojë fitore ndaj Danimarkës, por Argjentina dhe Anglia u treguan të forta për kundërshtarët.
Në epërsi të parët kaluan gjermanët, të cilët realizuan me anë të Mario Gomez (19’). Pjesa e dytë, ishte tejet e nxehtë. U desh që të vinte minuta e 73-të dhe që Patrick Helmes të shënojë për epërsinë e dyfishtë të Gjermanisë.
Megjithatë, përgjigja e danezëve ishte e shpejtë. Denis Rommedahl (74’) e zvogëloi epërsinë, kurse tre minuta pa përfunduar takimi, Junker shokoi gjermanët për ta barazuar rezultatin në 2-2. As Anglia nuk ishte më e mirë se Gjermania. Pjesa e parë në Wembley ishte e ‘vdekur’, por e dyta, ishte tejet dramatike. Phill Jagielka shënoi një autogol (62’) për t’u dhënë epërsinë e parë hungarezëve. Gëzimi nuk zgjati shumë, kur ikona angleze, Steven Gerrard, shënoi dy herë (69’ dhe 73’) për rezultatin përfundimtar dhe fitoren e rëndësishme prej 2-1.
Argjentinës i mjaftoi goli i Angel Di Marias pas asistimit të Higuain (20’), që Gauçosët të mposhtin irlandezët midis Dublinit.
Këto ndeshje miqësore janë pritur me mjaft deklarata kontroverse për shkak të orarit të ngjeshur dhe fillimit të sezonit të ri.
Category: Futboll
0 Komente