Shqipëria mposht Uzbekistanin

dardanmiftari | Wednesday, August 11, 2010 | 0 Komente

Kombëtarja kuqezi ka arritur të shënojë fitore minimale ndaj Uzbekistanit në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Niko Kovana” të Durrësit.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Hamdi Salihi pas vetëm 14 minutash lojë. Kuqezinjtë dominuan gjatë gjithë ndeshjes, por ishin të pafat të gjejnë portën kundërshtare më shumë herë.
Kuzhe doli në fushë me Armend Dallkun, Lorik Canën, Debatik Currin dhe Kristi Vangjelin në mbrojtje, derisa mesfusha mbulohej nga Gjergji Muzaka, Klodian Duro, Ervin Bulku dhe Ansi Agolli.
Hamdi Salihi dhe Erjon Bogdani ishin të përzgjedhurit e trajnerit kroat për repartin e sulmit, ndërsa pika më e fortë ishte rikthimi në portë i Arjan Beqaj.
Ndeshja ndaj Uzbekistanit ishte testi i fundit i trajnerit Kuzhe në prag të dy ndeshjeve të para të vlefshme për kualifikimet për Euro 2012, asaj të 3 shtatorit në udhëtim te Rumania dhe tjetrës më 7 shtator si nikoqir i Luksemburgut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...