Arsenali dhe Milani, vetëm barazim

dardanmiftari | Sunday, August 01, 2010 | 0 Komente

Momenti i shënimit të golit të barazimit nga Pato Arsenali dhe Milani u ndanë me një barazim 1-1 në sfidën miqësore në kuadër të Emirates Cup, në prani të mijëra tifozëve të pranishëm në impiant të cilët panë një ndeshje fantastike.
Rezultatin e zhbollokoi transferi i ri i Arsenalit, Marouane Chamakh i cili në minutën e 36-të shënoi golin e tij të debutimit, pas një pasimi maestral të Andrey Arshavin.
Mbrojtësi i ri i Arsenalit, Laurent Koscielny së bashku me Vermaelen janë treguar tejet stabil dhe nuk i lanë sulmuesit e Milanit të marrin frymë. Sidoqoftë, Alexandre Patos iu desh një harkim 15 minuta para fundit (75’), për të barazuar shifrat në Londër dhe për të heshtur tifozët në stadium.
Definitivisht, Arsene Wenger mund të jetë i kënaqur me mënyrën se si u paraqitën dy transferimet e tij, por mënyra se si Milani barazoi, nga një ndërprerje e thjeshtë, mund ta brengosë bosin e Arsenalit, ndërsa Milanit i mbetet ende të punojë në lidhjen e reparteve dhe kreativitetit në lojë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...