Interi i fortë për Cityn

dardanmiftari | Sunday, August 01, 2010 | 0 Komente

Lojtarët e Interit duke e festuar golin e tretë. Interi ka shkatërruar Manchester Cityn në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Baltimore të SHBA-ve, në kuadër të turneut parasezonal amerikan.
Në minutën e 21-të u ndëshkua direkt me karton të kuq, Patrick Vieira, pas një ndërhyrje të rrezikshme në Materazzin.
U desh të kalonte minuta e 38-të, që Victor Obinna ta kalonte Interin në epërsi dhe t’i dërgonte Nerazzurët të qetë në pushimin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, përsëri shfaqet Obinna që shënoi golin e dytë të tij dhe të dytë për Interin pas 54 minuta lojë. Ndeshjen e vulosi Biraghi, që e përmbylli sfidën për rezultatin 3-0 (74’).
Interi dëshmon kështu një stabilitet të caktuar në fillimet e tij nën drejtimin e Rafa Benitezit, ndërsa Manchester Cityt i mbetet të punojë ende për ta gjetur elementin, pasi që së shpejti fillon Liga Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...