Giggs: Dua të bëhem menaxher i United
Ryan Giggs ka zbuluar se në të ardhmen ai dëshiron të bëhet menaxher i Manchester United ose të bëhet përzgjedhës i përfaqësuese së Uellsit.
36-vjeçari Giggs ka fituar çdo trofe të madh të mundshëm në nivel klubi gjatë karrierës së tij 20-vjeçare në Old Trafford dhe tashmë ka filluar t’i marrë licencat e trajnerit me qëllim që t’i ndjekë ish-bashkëlojtarët e tij te United, si Stivie Bruce, Mark Hughes dhe Roy Keane, të cilët kanë filluar karriera si menaxherë.
“Qëllimi im në të ardhmen është të bëhem menaxher i Manchester United ose të bëhem përzgjedhës i Uellsit. Mendoj se nuk mund të di nëse do të mund të përballem me gjithë atë stres derisa nuk i jap fund karrierës si futbollist dhe të pyetem se ‘çfarë do të bëj tash?’,”, ka thënë Giggs.
Category: Futboll
0 Komente