Cassno: Dua ta përfundoj karrierën te Sampdoria
Antonio Cassano thotë se shanset që ai të transferohet te Interi janë afër zeros dhe thotë se ai planifikon të mbetet në Sampdoria deri në fund të karrierës.
Djaloshi problematik, i cili në Sampdoria e riktheu në kahe të duhur karrierën e tij, është lidhur me një kalim në Inter si zëvendësim për Mario Balotellin, i cili kaloi në radhët e Mancehster Cityt. Por në një intervistë të fundit, Cassano thotë se ai dëshiron ta mbyllë karrierën me klubin e tij aktual.
“Sa më takon mua, shanset e largimit tim janë afër zeros. Nëse presidenti Ricardo Garone mendon ndryshe, atëherë nuk e di. Raporti im me Morattin zgjat tashmë një dekadë, vërtetë e respektoj atë pasi gjithmonë ka thënë gjëra të mira për mua, por unë dua ta përfundoj karrierën te Sampdoria”.
“Jam i lumtur këtu, ndjehem si mbret. Lumturia është gjë e rëndësishme në jetën time dhe pikërisht këtu jam i lumtur”, ka thënë Cassano në një intervistë për sportiven italiane La Gazzetta dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente