Mourinho pret blerje të reja
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se si çdo trajner edhe ai do të mirëpriste transferimet e reja, duke aluduar kështu në aktivitet të Los Blancos deri në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
“Asnjë trajner nuk do t’i thoshte jo një transferimi, por kjo është një çështje në dorë të klubit. Dera është e hapur për blerje, por edhe për largime”, theksoi Mourinho.
Portugezi shtoi se skuadra e tij duhet të mësohet të luajë pa Kakan për periudhën sa ai nuk do të jetë në gjendje gatishmërie.
Category: Futboll
0 Komente