Ronaldo i jep fitoren Realit
Cristiano Ronaldo ka shënuar golin vendimtar për të ndihmuar Realin e Madridit të shnojë fitore me rezultat 2-1 në fushë të Real Sociedad.
Pjesa e parë e takimit pati një mori rastesh, por nuk rezultoi me gol. Reali i Madridit pati posedimin më të madh të topit dhe kontrolloi ndeshjen, por shanset më të mëdha i takuan ekipit vendas.
Ndryshe nga pjesa e parë, pjesa e dytë krijoi edhe më shumë raste dhe solli tre gola. Pesë minuta në pjesë të dytë mesfushori argjentinas Angel di Maria i dha epërsinë Real Madridit me anë të një goli të bukur të shënuar në këndin e golit.
Por pas më pak se dhjetë minutash loje, vendasit arritën të rihapin ndeshjen, falë golit të barazimit të shënuar nga Raul Tamudo pas një harkimi të topit nga gjuajtja e lirë nga ana e Antoine Griezmann.
Ai që ia solli tre pikët Real Madridit ishte Cristiano Ronaldo me anë të një goditje të lirë nga më se 27 metra, pas një devijimi nga Pepe.
Me fitoren e sotme, Reali mbledh shtatë pikë nga tre ndeshje, dhe mban kreun e tabelës, të cilët do të vazhdojë ta mbajë edhe më pas, nëse Atletico Madrid dhe Valencia dështojnë të shënojnë fitore në takimet e nesërme.
Atletico nesër përballet me Barcelonën në derbin e javë në La Liga që zhvillohet në Vicente Calderon, ndërsa Valencia udhëton në fushë të Hercules, që javën e kaluar befasoi Barcelonën në Camp Nou, duke e mposhtur me rezultat 2-0.
Category: Futboll
0 Komente