Dortmund lider i ri në Bundesliga

dardanmiftari | Sunday, October 31, 2010 | 0 Komente

Nuri Sahin në një duel me Elkin Soto Mainz nuk ka arritur që ta mbajë pozitën e parë në Bundesliga, pasi që ka pësuar humbje me rezultat 2-0 nga Borussia Dortmund, në derbin e kësaj jave të zhvilluar në Signal Iduna Park.
Mysafirët nga Dortmundi ishin më të mirë nga fillimi, ndërsa djersa e derdhur shpaguhet vetëm pas 26 minutash lojë, kur Mario Gotze zhbllokoi rezultatin për 0-1.Mario Gotze duke realizuar golin e parë
Në pjesën e dytë Dortmundi vazhdoi me lojë të mirë dhe ishte përsëri Gotze ai që u përfshi edhe në golin e dytë, pasi që e gjeti të lirë në zonë Lucas Barrios, i cili nuk e pati të vështirë ta shënonte golin e dytë për Dortmundin, për të vënë kështu dhe rezultatin përfundimtar 0-2.
Pas javës së dhjetë është Dortmundi lideri i ri në Bundesliga me 25 pikë, ndërsa në pozitën e dytë gjendet Mainz me një pikë më pak se lideri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...