Liverpooli, fitore të vështirë te Boltoni

dardanmiftari | Sunday, October 31, 2010 | 0 Komente

Matt Taylor dhe Maxi Rodriguez Boltoni nuk ka arritur që t’i përmbahet Liverpoolit në sfidën e javës së dhjetë në Ligën Premier të zhvilluar në Reebok Stadium, pasi që vendasit janë mposhtur minimalisht nga The Reds.
Liverpool ishte skuadra dominante në këtë ndeshje, si për nga posedimi i topit ashtu dhe për rastet e treguara. Sidoqoftë, as vendasit nuk janë sprapsur, por as njëra e as skuadra tjetër nuk arritën ta zhbllokojnë rezultatin.
Fjalën e parë dhe të fundit në këtë takim e pati deri në atë moment (86’) njeriu më i dobët në fushë, Maxi Rodriguez, që shfrytëzoi një pasim të Fernando Torresit për të mposhtur portierin e Boltonit, Jaaskelainen.
Liverpooli me këto tri pikë të reja vazhdon ngjitjen mbi malin e Ligës Premier, me 12 pikë në pozitën e 12-të, tri pikë më pak se vendi i pestë, Tottenhami.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...