Fergie: Nuk do të bëj transferime

dardanmiftari | Sunday, October 31, 2010 | 0 Komente

Sir Alex Fergson ka zbuluar se Mancheter United nuk do të blejë lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar dimëror, edhe pse ka të holla për ta bërë këtë.
Është thënë se Ferguson ka 50 milionë funte për të shpenzuar gjatë afatit kalimtar dimëror, duke shtuar paratë nga shitja e lojtarëve të panevojshëm. Ndër emrat më të lakuar ishin Wesley Sneijder dhe Fernando Torres.
“Ne nuk do të blejmë në janar, definitvisht jo. Do të jeni të limituar sepse ka qindra futbollistë të bllokuar për Ligën e Kampionëve. Atëherë do jemi pesë muaj para përfundimit të sezonit dhe ne do të marrim lojtarë të rinj, kur them këtë mendoj për rikthimin e Antonio Valencias në shkurt dhe të Owen Hargreaves”.
“Gjithnjë ka pasur para për t’u shpenzuar, por kjo nuk do të thotë që ne patjetër duhet të shpenzojmë. Ne do të blejmë atë që na nevojitet për të blerë. Ne dimë çfarë na nevojitet. Është dhe çështja se Van der Saar, Scholes, Giggs dhe Neville duhet të pensionohen, por kjo nuk do të ndodhë edhe dy-tri vjetë. Ne dimë saktësisht çfarë duhet të bëjmë”, precizoi skocezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...