Messi: Fitorja dëshmon se jemi ekip i mirë

dardanmiftari | Sunday, October 31, 2010 | 0 Komente

Futbollisti aktualisht më i mirë në botë, Lionel Messi, ka thënë se fitorja prej 5-0 ndaj Sevillas, dëshmon se Barcelona është ende ekipi numër një në Spanjë.
“Ne i bëmë gjërat si duhet, fituam atë që duhej dhe kështu edhe njëherë kemi treguar se jemi ekip i madh”, theksoi Messi.
I pyetur se çfarë mendon për kritikat ndaj ekipit, apo më mirë thënë për kritikat e Jose Mourinhos, Messi tha: “Ne e dimë se duhet të jemi të fortë dhe të injorojmë atë që thonë njerëzit për ne. Ne duhet të mendojmë më pak për të, pasi që ai (Mourinho) gjithnjë po shikon se si të ndërhyjë në lojën tonë, por ne duhet të mbesim indiferentë”, u shpreh Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...