Lazio forcon kreun

dardanmiftari | Sunday, October 31, 2010 | 0 Komente

Lazio ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Palermo në Renzo Barbera, me rezultat minimal 1-0, për të forcuar kreun në tabelën e Serie A.
Andre Dias e shënoi golin e vetëm të sfidës (27’), me anë të një goditje volej, i cili pos që ishte një gol i bukur, doli të jetë edhe goli që vendosi rezultatin përfundimtar në 0-1 për Lazion, pasi që Palermo përkundër faktit që kishte një lojtar më shumë në fushë, nuk arriti ta barazonte rezultatin. Pas javës së nëntë në Serie A lider është Lazio, që ka tani katër pikë më shumë se Interi në pozitën e dytë. Milani gjendet në pozitën e tretë me 17 pikë, dy më shumë se Juventusi në pozitën e katërt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...