Ronaldo i ngazëllyer me paraqitjen

dardanmiftari | Sunday, October 31, 2010 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e tij ndaj Herculesit, ku superylli portugez shënoi dy golat krucial në fitoren prej 3-1.
“Unë jam në formë të lartë dhe po kam ecuri fenomenale. Unë po shënoj gola dhe jam i lumtur që jemi ende në krye të tabelës. Ekipi luajti mirë pas pjesës së parë, duke ma bërë të lehtë shënimin e golave”.
“Mourinho na dha urdhra të përkryera gjatë pushimit pas pjesës së parë dhe kjo ndryshoi ekipin. Gjithçka që bëmë në pjesën e dytë ishte e përkryer dhe kjo është arsyeja pse ne fituam”, deklaroi Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...