Mourinho: Merituam fitoren

dardanmiftari | Sunday, October 31, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se paraqitja e skuadrës së tij ndaj Herculesit ishte e shkëlqyer.
“Ne dominuam gjithë pjesën e dytë nga fillimi deri në fund, ndërsa ata kurrë nuk ishin të rrezikshëm, Iker Casillas ishte i papunë. Golat tanë erdhën pas kontrollit tonë dhe posedimit që kemi pasur. Është test i mirë mental ky pasi rikthyem rezultatin, por tek e fundit kemi të bëjmë me tri pikë të reja”.
“Ne sollëm në lojë Karim Benzeman për t’i gjunjëzuar kundërshtarët tanë dhe këtë e bëmë duke bashkuar Albiolin dhe Arbeloan në mbrojtje. Besoj se e merituam fitoren pas paraqitjes së shkëlqyer në pjesën e dytë”, theksoi Mou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...