Ferguson konfirmon – Rooney mungon ndaj Cityt
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se Wayne Rooney do të jetë edhe pesë javë larg fushave të blerta, që do të thotë se ai do të mungojë në derbin ndaj Manchester Cityt më 10 nëntor.
“Ndoshta jemi pesë javë para rikthimit të Rooneyt, sepse ai duhet të kthehet në formë të mirë fizike. Mendoj se pesë javë janë të mjaftueshme”.
“Nuk ka gjasa që ai të merret në konsideratë për ndeshjen e 10 nëntorit ndaj Manchester Cityt. Ju dëshironi që një lojtar që nuk ka luajtur për pesë javë, të jetë i gatshëm dhe jo t’i përkeqësohet gjendja. Kjo i ndodhi Ryan Giggs disa javë më parë”, konfirmoi strategu i Djajve.
Category: Futboll
0 Komente