Ronaldo: Edhe një vit në fushë

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Ronaldo Luís Nazário de Lima Ish-ylli i Real Madridit dhe Barcelonës, Ronaldo (origjinali), thotë se ai do t’i varë këpucët në fund të vitit të ardhshëm.
Ronaldo ka ringjallur karrierën me ekipin brazilian Corinthians dhe shpreson të jetë aktiv në fushë edhe për një vit.
“Mendimi im është të luaj deri në fund të viti 2011 në dhjetor, dhe pastaj të mbylli karrierën. Do ta përfundoj këtu te Corinthians”.
“Ky vit ka qenë shumë i komplikuar për mua, në aspekt të lëndimeve. Kam nevojë të rikthej dhembshurinë dhe dashurinë që përkrahësit e Corinthians kishin për mua. Të luaj edhe një vit do të jetë vështirë për trupin tim, por kam nevojë t’ua jap këtë fansave”, ka thënë Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...