Rooney: Mësoj nga gabimet në fushë

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Wayne Rooney - AON Wayne Rooney thotë se çdo herë kur kthehet nga një ndeshje ai e shikon xhirimin me vëmendje dhe përpiqet të mësojë nga gabimet që ka bërë në çdo lojë.
“Nëse ekipi fiton, do të jem i ngazëllyer. Kur shkoj në shtëpi, e shoh ndeshjen dhe shoh gjërat që kam mundur t’i bëj më të mirë dhe përpiqem dhe punoj në to në stërvitje”, ka thënë Rooney.
Sulmuesi i Manchester United po ashtu shpreson të vazhdojë të jetë lideri i sulmit të Djajve të Kuq.
“Kur luaja në ballë [të golit] në çdo ndeshje, qoftë vetëm ose me Dimitar Berbatov, isha pa dyshim sulmues. Ishte një dallim i madh. Për të shënuar gola, ajo është shumë më mirë. Kur luani në vrima, krijoni shanse për të tjerët. Unë dua të shënoj sa më shumë gola që mundem”, ka thënë anglezi.
Rooney shënoi plot 34 gola sezonin e kaluar në pozitën e tij më natyrale, por këtë sezon ai ka dështuar të tregojë veten.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...