Alex: Liverpooli do të jetë test për Chelsean

dardanmiftari | Friday, November 05, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Chelseat, Alex, thotë se Blutë do të përballen me një test të vështirë në rrugën për të mbrojtur titullin, gjatë udhëtimit të vikendit te Liverpooli.
Liverpooli, që aktualisht ndodhet në pozitën e 13-të me 12 pikë, pret Chelsean në derbin e vikendit që zhvillohet të dielën, me Blutë që mbajnë kreun me më shumë se dyfishin e pikëve të Të Kuqve.
“Fitorja në Liverpool vitin e kaluar ishte shumë e rëndësishme dhe ne e dimë se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm për 90 minuta. Ata kanë qenë pak jashtë forme, por ne duhet të jemi të fuqishëm në ndeshje, në kundërsulme ata janë shumë të rrezikshëm dhe ne duhet të shënojmë të parët”.
“Ne mbrohemi mirë, por duhet të mbulojmë sulmuesit e tyre, Fernando Torres dhe Steven Gerrard nga afër. Ata gjithmonë fillojnë me këta dy dhe ata janë shumë të rrezikshëm nëse janë në formë, andaj ne duhet të sigurohemi se jemi të vëmendshëm dhe të mos iu japim atyre asnjë hapësirë”, ka thënë Alex.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...